​Hyri lakuriq në restorant dhe vrau katër persona për një jakne

​Hyri lakuriq në restorant dhe vrau katër persona për një jakne

Një burrë kishte hyrë lakuriq në një restorant afër Nashville, të dielën. Ai po kërkonte një xhaketë të gjelbër nga njëri prej klientëve në restorant

Një burrë kishte hyrë lakuriq në një restorant afër Nashville, të dielën. Ai po kërkonte një xhaketë të gjelbër nga njëri prej klientëve në restorant dhe kur ajo nuk iu dha filloi që të gjuajë me armë zjarri.

‘Sulmuesi i armatosur, me një armë që u përshkrua si një pushkë e tipit AR-15, hyri në restorantin në Antioch, në periferi të Nashville, pak para orës 3:30 të mëngjesit (0830 GMT)’, raportojnë mediat botërore.

Policia dyshon 29-vjecari, Travis Reinking, nga një fshat në Illinois, është i lidhur me gjuajtjen që la të vdekur 4 personat.

Policia e Nashville ka raportuar për katër persona të vrarë dhe tre të lënduar rëndë si pasojë e plagëve të marra nga sulmuesi. Ky ka arritur të ik nga vendi i ngjarjes ndërsa Policia ende është në kërkim të tij.

COMMENTS